Kosova për medalje në Stamboll

Sporti

Kosova për medalje në Stamboll

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:55
Kosova për medalje në Stamboll

Kombëtarja e Kosovës në karate do të marr pjesë në Karate1 Series A, që do të mbahet me 17-19 maj në Stamboll. “Kosova ka udhëtuar për në Stamboll, garë shumë te rëndësishme për arritjen e normës olimpike, Tokio 2020, ku Kosova do të jetë në mesin 102 të botes shteteve me 1813 garues .

Image

Ekspedita përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla, trajnerët Blerim Hajdari dhe Raif Musa, kurse gjyqtarët me licencën botërore Ardian Muhadri, Besart Vitia si dhe garuesit femrat: Fortesa Orana + 68 kg, Donita Elshani – 68 kg, Albulena Gervalla – 55 kg, dhe në kata Vlerona Shala, meshkujt: Orges Arifi – 60 kg, Elhami Shabani -75 kg, Alvin Karaqi – 84 kg, Ylli Cenaj – 67 kg, Durim Haziri + 68 kg. Vlen te ceket se konkurrenca është shumë e madhe ku shihet nga paraqitja ku kategoritë ku veçohen janë - 67 kg me 195 garues dhe – 75 kg me 190 garues”, bëhet e ditur nga FKK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat