Fortesa Orana ka shënuar tri fitore në garën Karate 1 Series A

Sporti

Fortesa Orana ka shënuar tri fitore në garën Karate 1 Series A

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:52
Fortesa Orana ka shënuar tri fitore në garën Karate 1 Series A

Karateistja Fortesa Orana ka shënuar tri fitore në garën Karate 1 Series A, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa pësoi humbje në luftën e katërt. Orana në kategorinë + 68 kg, mposhti Irene Bechane (Mozambik), Maya Wasowcz (SHBA), Alexandrina Mirea (Rumani), ndërsa humbi nga Chehnaz Jami (Tunizi). 
Orges Arifi shënoi dy fitore në kategorinë -60 kg. Ai mundi Andres Rendon (Kolumbi), Amando Escalate (Peru), ndërsa u mposht nga Saud Albasher (Arabia Saudite).
Ylli Cenaj (-67 kg), mposhti në luftën e parë italianin, Roberto Ferraiolo, ndërsa në të dytën u mposhtë nga iraniani Amirhosein Zabeti, 8:7.
Orana e Arifi janë bursistë Olimpikë për Tokyo 2020, sikurse Alvin Karaqi, që nesër lufton për medaljen e bronztë përmes repesazhit. Të tre garuesit fituan pikë Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat