Sukseset kudo nga sportistet e Kosovës. Ka kohë që jeton e vepron në Melbourn të Australisë! Është fjala për Gentiana Muriqin, vajza e legjendës së futbollit Fadil Muriqi!
Gentiana zuri vendin e parë në peshëngritje në shtetin e Viktorisë përkatësisht në Australi. Një sukses i madh apo edhe një paralajmërim se ajo do të arrijë suksese edhe më të mëdha.
Puna e madhe e Gentianës e la bërë që të arrijë në këtë nivel dhe me pretendime që të vazhdojë me suksese të reja.