Ore këlysh i Milloshit, duhet të kesh turp kur përmend emrat e shqiptarëve të Kosovës! Pirdhu

Sporti

Ore këlysh i Milloshit, duhet të kesh turp kur përmend emrat e shqiptarëve të Kosovës! Pirdhu

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:57
Ore këlysh i Milloshit, duhet të kesh turp kur përmend emrat e shqiptarëve të Kosovës! Pirdhu

Ju si këlysh i Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit, ju Aleksander Vuçiq, aktualisht kryetar i Serbisë, kur përmend emrat e sportistëve të Kosovës, së pari duhet të skuqesh dhe të kërkosh falje shqiptarëve të Kosovës! Ore këlysh i Milloshit, i pafytyrë, e di mirë se çfarë politike shfarosëse ka pasur Millosheviqi, pjesë e të cilës keni qenë edhe Ju. E dini fare mirë se çfarë krime ka bërë milicia, ushtria dhe paramilitarët serb në Kosovë, duke burgosur, vrarë dhe keni dhunuar seksualisht me mijëra femra shqiptare!

Ju, Vuçiç, e dini fortë mirë, se në vitet e 90-ta keni përzënë shqiptarët nga puna, nga Universiteti, nga shkollat, nga stadiumet dhe objektet sportive! Dhe tani, dilni me ato deklarata false, se kinse ka pasur sportistë të mëdhenj, duke përmendur emrat e ish boksierëve të mëdhenj, si Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci etj.

Ata kurrë nuk kanë qenë boksierë të përfaqësueses së Serbisë, por kanë mbrojtur ngjyrat e një ish Jugosllavie artificiale dhe ajo që iu dhemb ende juve, se Prishtina ka qenë e tmerrshme për klubet e  Serbisë, pesë herë kampione e ish Jugosllavisë. Ju, Vuçiç, duhet t’i përmendni krimet që bëtë me milicinë serbe, në vitet e 90-ta, pse i rrahët e i burgoset dhe vratë sportistët shqiptarët të Kosovës, pse nuk lejuat që sportistët e Kosovës të luajnë në stadiumet dhe objektet e tyre sportive.

Pse Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, e uzurpoi stadiumin  dhe u bë kryetar i një fare klubit të futbollit Prishtina fantome. Vuçiq, ju jeni faqja më e zezë që njeh historia,  një këlysh apo një nxënës i rritur në frymën e kryekriminelit Millosheviq! Pirdhu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat