Binoto: Kthesë do të bëjmë në garën e ardhshme

Sporti

Binoto: Kthesë do të bëjmë në garën e ardhshme

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Ferrari ende nuk po gjen rrugën për te fitorja e parë sezonale. Në pistën e Montekarlo, Sebastian Fetel u rendit i dyti, ndërsa Çarlls Leklerk u tërhoq pas 18 xhirosh, për shkak të një aksidenti me makinë. Shefi I Ferrarit e cilësoi pozitive fundjavën në Monte Karlo.

“E dinim që gara e Çarlls do të ishte e vështirë, pasi nisej nga vendi i 14-të. Mendoj se ai guxoi disi më shumë dhe kontakti ishte i paevitueshëm. Ndërsa rezultatin e Fetelit do ta konsideroja si pozitiv, duke parë se kjo është një pistë që ka gjithnjë surpriza. Nëse nuk fitojmë garat, atëherë edhe titulli nuk ka për të ardhur kurrë vetëm me vende të dyta. Në Montekarlo e nisëm garën nga vendi i katërt dhe e mbyllëm në vendin e dytë, në një pistë ku parakalimi është tabu. Ndaj do ta nisja nga kjo paraqitje për të bërë kthesën në garën e radhës,” tha Matia Binoto, shefi i Ferrarit.

Pas kësaj gare, Vettel është i treti në renditjen e përgjithshme, 55 pikë pas kryesuesit të Botërorit, britanikut Leëis Hamilton me Mercedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat