Reja tregon se pse nuk e ftoi Gjimshitin

Sporti

Reja tregon se pse nuk e ftoi Gjimshitin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:19
Edi Reja

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, po zhvillon një konferencë për shtyp, ku flet për dy ndeshjet eliminatore të EURO 2020 të kuqezinjve me Islandën në transfertë dhe Moldavinë në shtëpi.

Po sot, tekniku italian publikoi dhe listën e kuqezinjve për këto dy sfida, ku ra në sy mungesa e Berat Gjimshitit.

Mbrojtësi arriti kualifikimin historik me Atalantën në Champions League, po nuk do të ndihmojë Shqipërinë në dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të grupit.

Reja sqaron përse nuk e ka grumbulluar mbrojtësin: “Gjimshiti operohet sot, ndaj nuk e kam grumbulluar në Kombëtare. Ai ka luajtur këto javë se Atalanta kishte mungesa dhe ka sakrifikuar shumë. Më vjen keq, se Gjimshitin e kam marrë unë tek Atalanta dhe këto dy ndeshje nuk do ta kem në dispozicion te Shqipëria”, përfundoi tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat