Lëndimi, Ilir Latifi tërhiqet nga “UFC Night Fight”

Sporti

Lëndimi, Ilir Latifi tërhiqet nga “UFC Night Fight”

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:33
Ilir Latifi

Ka nisur me probleme eventi “UFC Night Fight’ , i cili të shtunën në mbrëmje (1 qershor) do të zhvillohet në Stokholm të Suedisë. Një nga idhujt vendës, Ilir Latifi është dëmtuar në shpinë 48 orë para duelit, duke u detyruar të tërhiqet. Në këtë event, ai duhej të duelonte ndaj Volkan Oezdemir, por kjo sfidë tashmë është anulluar. Sfida kryesore e këtij eventi do të jetë ajo mes Alexander Gustafson dhe Entoni Smith.

“Për shkak të një dëmtimi në shpinë, Ilir Latifi është detyruar të tërhiqet nga eventi i së shtunës. Kjo përballje nuk do të zëvendësohet nga një tjetër dhe eventi i UFC Stokholm do të vijojë me 12 sfida”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga UFC-ja.

SUGGESTED NEWS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat