Kjo ishte arsyeja që Fahri Mahalla e kishte goditur me shqelm Filipoviqin! 

Sporti

Kjo ishte arsyeja që Fahri Mahalla e kishte goditur me shqelm Filipoviqin! 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:49
Kjo ishte arsyeja që Fahri Mahalla e kishte goditur me shqelm Filipoviqin! 

Serbi Radomir Filipoviq, njeriu i sigurimit shtetëror në ish Jugosllavi (në Prishtinë), nuk i shikonte me sy të mirë shqiptarët, sidomos i dëmtonte klubet shqiptare të karatesë në vitet e 80-ta.

Në vitin 1981-1982 u mbajtën  demonstratat e mëdha të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit komunist ish jugosllav dhe të Serbisë shoveniste, në fakt edhe klubet sportive shqiptare kalonin sikur nëpër teh të thikës dhe ishin të urryer nga serbët! Fahri Mahalla, atëkohë karateist i klubit Borci nga Ferizaj, iu bë shumë me hile nga gjyqtari Filipoviq dhe nuk e duroi më, duke e goditur me shqelm fortë e keq në midis palestrës sportive në Gjilan.

“Fahriut iu bë shumë me hile nga Filipoviqi dhe e humbi durimin, duke e rrahur gjyqtarin”, tregon Ali Latifi, ish trajneri i mirënjohur i karatesë, njeriu i parë që nisi hapat e pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai serbosllav dhe që gjithmonë ka qenë halë në sy nga pushtuesi serb. “E shpëtova Fahriun nga arrestimi, sepse iu thash çfarë ndodhë brenda arenës sportive është brenda arenës sportive, kështu që ai shpëtoi me një suspendim sportiv atëkohë”, tregon Latifi.

Krejt në fund, të rrahësh një Filipoviq të sigurimit shtetëror atëkohë, vërtet siç thonë dashamirët e këtij sportit, u desh të kesh guxim të madh për faktin se e tërë makineria e aparatit shtetëror ish jugosllav ishte kundër shqiptarëve. Por Fahriu fare nuk u mërzit as për këtë punë, i kishin ardhur në maje të hundës hilet e Filipoviqit dhe ia errësoi sytë për një moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat