Liverpulli, gati ofertën e re për Jyrgen Klop

Sporti

Liverpulli, gati ofertën e re për Jyrgen Klop

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:48
Klopp

Liverpulli planifikon t’i ofrojë kontratë të re trajnerit gjerman Jyrgen Klop, me 10 milionë sterlina në sezon, pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Trajneri gjerman ka edhe 3 vite në kontratë, me 7 milionë sterlina në sezon, por pronarët e Liverpullit e kanë të qartë që është një shifër e ulët, duke parë tregun, ndaj do t’i ofrojnë kontratë të re dhe pagë më të lartë.

“Kur lojtarët po e hidhnin Klop në ajër pas fitores, ata po tregonin atë që gjithë tifozët tanë e dinë. Klopp është i adhuruar nga gjithë ata që dinë ta çmojnë futbollin. Jurgen është një trajner i shkëlqyer. Përveç kësaj, ai është një njeri i përulur dhe që kujdeset për marrëdhëniet njerëzore, sepse e di sa e rëndësishme është kjo për tifozët tanë,” tha mes tjerash presidenti Tom Verner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat