KOK inkurajon femrat që të merren me sport

Sporti

KOK inkurajon femrat që të merren me sport

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 07:01
Komiteti Olimpik i Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës sot shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit në frymën e sensibilizimit dhe inkurajimit të femrës për t’u marrë me sport.

Për dallim nga vitet e kaluara, KOK aktivitetin e sotëm do ta mbajë me femrat sportiste dhe ato që janë të përfshira në fushat tjera të sportit, të cilat do të jenë të përkrahura nga gratë e suksesshme të Kosovës nga të gjitha fushat.

Të pranishëm pritet të jenë figura të larta sportive, politike dhe kulturore, të cilat do të performojnë sporte të ndryshme, të improvizuara në aktivitet, kurse nuk do të mungojnë edhe sportistet e tanishme të suksesshme të sporteve individuale, si dhe kampionet dhe fitueset e kupave në sportet ekipore.

Praninë e tij në këtë ngjarje e ka paralajmëruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Aktiviteti mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim në ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat