Interi me ofertë interesante në drejtim të Cagliarit, i ofron pesë futbollistë për Barellan

Sporti

Interi me ofertë interesante në drejtim të Cagliarit, i ofron pesë futbollistë për Barellan

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:53
Foto

Nicolo Barella është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Serie A.

Mesfushori i talentuar i Cagliarit është objektiv i skuadrave të mëdha si Roma, Juventus, Arsenal, Napoli, Milan e Inter.

Por duket se Interi është më afër për të nënshkruar me lojtarin dhe ka parakaluar skuadrat tjera.

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët i kanë ofruar Cagliarit plot pesë futbollistë në këmbim të Barellas.Sulmuesi brazilian Eder që ishte i huazuar tek Jiangsu Suning, braziliani tjetër Dalbert, mbrojtësi anësorë Federico Di Marco si dhe dy të rinjtë Alessandro Bastoni dhe Lorenzo Gavioli i janë ofruar Cagliarit për mesfushorin e Kombëtares së Italisë.

Klubi nga Sardegna ende nuk ka dalë me një përgjigje nëse do ta pranojë ofertën e Interit apo jo.

Por gjithnjë sipas medieve italiane, Cagliari është më shumë e interesuar të fitojë para kesh prej 50 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat