Vinicius Jr: Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi

Sporti

Vinicius Jr: Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:58

Talenti i Real Madridit, Vinicius Jr. ka zbuluar se ylli i Paris Saint-Germain, sulmuesi Neymar dhe legjenda Ronaldinho janë idhujt e tij.

18-vjeçari ka pranuar se ai përpiqet të imitojë lëvizjet e bashkatdhetarit të tij me top, teksa edhe Ronaldinhon e ka cilësuar hero.

“Neymar është idhulli im dhe përpiqem të imitoj shumë gjëra që ai bën në fushë”, ka thënë fillimisht Neymar për Fox Sports.
“Ai gjithmonë më dërgon video të ndeshjeve të tij dhe ai thotë: ‘bëj të njëjtën, djalosh'”.

“Ai bën gjëra si askush tjetër në fushë”.

“[Ronaldinho] është një tjetër lojtar që më pëlqen dhe unë shikoj videot e tij për të mësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat