Golashënuesit më të mirë në histori të Kosovës dhe Bullgarisë

Sporti

Golashënuesit më të mirë në histori të Kosovës dhe Bullgarisë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:47
Foto

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bullgarisë do të luajnë sot (e hënë) mes vete në kuadër të ndeshjes së vlefshme kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të bullgarëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin A, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Vasil Levski.

Por, të dyja skuadrat do të kenë probleme për shënimin e golave, pasi iu mungojnë golashënuesit më të mirë.Te Kosova golashënuesi më i mirë në histori është Arbër Zeneli me shtatë gola, por do të mungojë shkaku i lëndimit.

Në anën tjetër, te Bullgaria golashënuesit më të mirë janë Dimitar Berbatov dhe Hristo Bonev me nga 48 gola, por janë tashmë të pensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat