Granit Xhaka mohon largimin nga Arsenali, dëshiron shiritin e kapitenit

Sporti

Granit Xhaka mohon largimin nga Arsenali, dëshiron shiritin e kapitenit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 20:08
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka mohuar çdo lajm për largimin e tij nga Arsenali këtë verë, me mesfushorin shqiptar që shpreson ta trashëgojë shiritin e kapitenit të Topçinjve.

Reprezentuesi zviceran është pjesë e klubit nga Emirates Stadium që nga viti 2016.

Gjatë tre sezoneve, ai ka zhvilluar mbi 100 paraqitje dhe ka qenë i titullar i rregullt nën drejtimin e Arsene Wenger dhe të Unai Emery.

Xhaka ka qenë i kritikuar për temperamentin e tij, pas ndëshkimeve të shpeshta me kartonë, ndërkohë që një largim nga veriu i Londrës tani është diskutuar.

Megjithatë, Xhaka ka mohuar diçka të tillë pasi ka një marrëveshje afatgjatë me Arsenalin dhe është i lumtur ta përmbush atë.

I pyetur nga gazeta zvicerane Blick nëse ka ndërmend të largohet në afatin kalimtar veror, Xhaka tha: “Jo nuk e di”.“Kam një kontratë katërvjeçare, e kam nënshkruar vetëm vitin e kaluar, jam i lumtur aty, edhe familja ime gjithashtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Pyetja nëse dëshiron të bëhet kapiten nëse ai mbetet me Topçinjtë, Xhaka shtoi: “Do të ishte me siguri pika në i”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat