Këto dy ekipe do të hapin sezonin e ri në Premier Ligë

Sporti

Këto dy ekipe do të hapin sezonin e ri në Premier Ligë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:55
Premier Ligë

Futbollistët e Liverpoolit dhe ekipit Norwich që sapo ka hyrë në Premier Ligën Angleze në ndeshjen e 9 gushtit në Anfield Road do të hapin sezonin 2019/20.

Si hyrje në garën e Premier Ligës në Community Shield më 4 gusht do të përballen Manchester City dhe Liverpool.

Xhiroja e parë do të sjellë ndeshje interesante, por edhe derbin e madh mes Manchester United dhe Chelsea, i cili do të luhet të dielën më 11 gusht.

Manchester City mbrojtjen e titullit të kampionit të Anglisë do ta fillojë më 10 gusht me West Ham-in.

Për herë të parë në historinë e Premier Ligës planifikohet pauzë mes dy pjesëve të sezonit në kohëzgjatje prej 7 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat