Sulmuesi kosovar nënshkruan me Baselin

Sporti

Sulmuesi kosovar nënshkruan me Baselin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 12:00
Kemal Ademi

Një tjetër sulmues me prejardhje nga Kosova i është bashkuar skuadrës së madhe zvicerane, Basel.

Skuadra e Basel përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’ ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Kemal Ademin.

Ademi më herët ishte pjesë e skuadrës së Xamax, ku pati disa paraqitje të mira, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Basel.

Kosovari bëri debutimin e tij në futbollin profesional vetëm në sezonin 2018/19, por shënoi disa gola për të bërë befasinë më të ëmbël.

Ai tashmë do të jetë pjesë e Basel. Në nivelin me kombëtare, lojtari nuk është paraqitur akoma me ndonjë kombëtare, kështu që mund të jetë pjesë e Kosovës në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat