Ahmeti: Së shpejti do të kemi një shtatore të Fadil Vokrrit afër stadiumit në Prishtinë

Sporti

Ahmeti: Së shpejti do të kemi një shtatore të Fadil Vokrrit afër stadiumit në Prishtinë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 12:27
Shpend Ahmeti

Qyteti i Prishtinës duket se së shpejti do të zbukurohet edhe me shtatoren e presidentit legjendar të FFK, Fadil Vokrri.

Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për medie, para lojës së yjeve.

Ahmeti ka thënë se shtatorja do të zë vend afër stadiumit në Prishtinë, që gjithashtu mban emrin e Fadil Vokrrit, përcjell lajmi.net.

Të gjitha këto Ahmeti i ka konfirmuar para ndeshjes së yjeve, e cila do të luhet sonte me fillim nga ora 20:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat