Zejnullahu: Nuk jam e lumtur me paraqitjen

Sporti

Zejnullahu: Nuk jam e lumtur me paraqitjen

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:24
Zejnullahu: Nuk jam e lumtur me paraqitjen

Shigjetarja e vetme nga Kosova në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, Ardita Zejnullahu, ka garuar në kualifikimet e disiplinës hark olimpik (recurve).

Ardita doli e 48-ta nga po aq garues, duke fituar 500 pikë. Ajo u kualifikua për në 1/32 e finale.

“Nuk jam e lumtur me paraqitjen, pasi nuk ndihesha mirë me shëndetin.

Shpresoj ta përmirësoj paraqitjen në garën e ardhshme”, deklaroi Zejnullahu. Shigjetarja më e mirë e Kosovës do të përballet me Michaela Bryony Pittman, në garat që zhvillohen të martën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat