Talenti Alili në finalen e madhe të europianit

Sporti

Talenti Alili në finalen e madhe të europianit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:59
Talenti Alili në finalen e madhe të europianit

Një sukses të madh e ka arritur mundësi i talentuar i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Besir Alili, duke u kualifikuar për në finalen e madhe të europianit të mundjes për kadet në Faenza të Italisë.

Ai në ndeshjen gjysmëfinale, në kategorinë deri më 48 kg, mposhti gjeorgjianin Luka Gugegashvili me rezultat tenisi 6:2 dhe dush në çastet e fundit të sfidës.

Alilin të shtunën e pret finalja me Harutyun Hovhannisyan nga Armenia.

Për të kjo është finalja e dytë europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat