Drejtuesit e KOK-ut u takuan me presidentin Hashim Thaçi në Minsk

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut u takuan me presidentin Hashim Thaçi në Minsk

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:29
Takimi i KOK me Presidentin Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane Minsk 2019, të cilat po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Presidenti Thaçi erdhi në përkrahje të sportistëve tanë, të cilët po e përfaqësojnë denjësisht vendin tonë.

Me këtë rast, mirëseardhje i uruan drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, me të cilët pati një takim miqësor.

KOK falënderon presidentin Thaçi për gatishmërinë dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep ekipit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat