Vjet u shemb Serbia nga shqiptarët e Kosovës, sivjet rusja nga Majlinda!

Sporti

Vjet u shemb Serbia nga shqiptarët e Kosovës, sivjet rusja nga Majlinda!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:25
Kur Milinkoviq-Saviq i trishtuar nga shembja e Serbisë

Data 22 qershori ka një domethënie të veçantë në sportin shqiptar! Datë që lidhet shumë fuqishëm me vitin 2018 dhe 2019! 
Vitin e kaluar pikërisht me 22 qershor u shemb Serbia nga golat e shqiptarëve të Kosovës, kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. 

Image

Xhaka e Shaqiri

Zvicra shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Serbisë, në ndeshjen që ishte zhvilluar në Kalinngrad të Rusisë në kuadër të Kampionatit Botëror.

Futbollistët  Xhaka e Shaqiri me golat që shënuan Zvicrës i siguruan pikë për kualifikim në të tetën e finales, ndërsa Serbia u shemb keq, veçmas kur pësoi golin në fund të takimit nga Shaqiri.

E dyta, po me 22 qershor të këtij viti, pra dje, krenaria e kombit shqiptar, xhudistja Majlinda Kelmendi (-52 kg), e poshtëroi garuesen ruse Natalia Kuziutina, e cila është shumë e afërt me presidentin rus Vladimir Putin!

Image

Majlinda Kelmendi

Majlinda u stolis me medalje të artë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019. E veçanta është 22 qershori dhe po në Rusi e Bjellorusi bënë mrekulli shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat