Organizuar nga klubi i karatesë Kastrioti nga Ferizaj u mbajt seminar nga Instruktori më i madh në rangun botëror të karatesë kyoshi Allen Tanzadeh 8 DAN.
Për se afërmi seminarin teknik e ndjeken kryetari i Federatës se Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Nazmi Gashi qe u ndanë shumë te kënaqur nga mjeshtëri i karatesë te stilit Shitoryu, kyoshi Allen Tanzadeh 8 DAN me atë çka demostroi para mjeshtërve te karatesë.
Morën pjesë edhe shumë trajner dhe mjeshtër te karatesë nga klubet e Federatës së Karatesë e Kosovës që ju bashkëngjiten këtij seminari me vlera të larta sportive.
Po ashtu në Ferizaj u mbajt një garë e femrave në automobilizëm "Auto Slalom", ku ishte edhe kryetari i FKK-së, Ismet Krasniqi me ftesë te kryetarit te kësaj federate Ismet Rexhepi.