Neymar arrin marrëveshje për rikthim te Barcelona

Sporti

Neymar arrin marrëveshje për rikthim te Barcelona

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 08:48
Neymar

Neymar është pranë rikthimit te skuadra e Barcelonës.

Barcelona ka arritur marrëveshje verbale me Neymarin për rikthimin e tij në Camp Nou.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se klubi kampion i La Ligës pret rikthimin e yllit nga Paris Saint-Germain.

Neymar ka pranuar kushtet e ofruara nga Barcelona në kontratë pesëvjeçare.

Reprezentuesi brazilian dëshiron të rikthehet te Barcelona pas aventurës së shkurtër te gjiganti nga Parisi.

Barcelona thuhet se i ka ofruar pagë prej rreth 24 milionë euro në sezon e cila është pranuar nga Neymar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat