France Football ka thënë se Milan janë të interesuar për të nënshkruar me Nabil Fekir-kurse sulmuesi i Lyonn duket se është i interesuar për këtë lëvizje
Gazeta ka shpjeguar që Milan është duke e monitoruar situatën e tij për disa javë dhe tashmë kanë bërë edhe një ofertë.
Për me tepër, Fekir është “tërhequr” pasi që e konsideron skuadrën e Milanlegjendare dhe është tifozë i saj.
Fituesi i Botërorit, ka vetëm një vit kontratë në kontratën e tij me Lyon dhe mendohet se ai është gati për një sfidë të re.
Gazeta beson që vlera e tij është diku prej 35-40, e cila është shumë më e vogël se sa kishte ofruar Liverpool verën e kaluar, diku 70 milionë funte.
Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asiste për Lyon sezonin e kaluar ku përfunduan në vendin e tretë në Ligue 1 dhe arritën në ֛çerekfinale te Ligës së Kampioneve.