Kjo është përqindja e popullatës që merret me sport në Kosovë

Sporti

Kjo është përqindja e popullatës që merret me sport në Kosovë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 13:57
Shasivar Haxhijaj, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti i Kosovës 25 vite padrejtësisht ka mbet mbrapa vendeve tjera. Sepse 25 vite u rrënuan, e u shkatërruan objektet sportive. Sot jemi i vetmi vend në botë se asnjë objekt sportiv nuk e kemi me standardet me të larta ndërkombëtare.

Sepse vetëm 2% e popullatës merret aktivisht me sport në Kosovë, për dallim nga shtetet e BE deri në 48%. 

Sepse vetëm 20 mijë sportist janë të regjistruar nëpër klube, ku 95 % e tyre nuk marrin asnjë cent nga sporti përveç se derdhin djersë mund e sakrificë dhe prindërit e tyre po ashtu i financojnë ata me shpresën se një ditë fëmija i tyre do të përfaqësoi shtetin e Kosovës dhe do të stoliset me ndonjë medalje; 

Sepse Kosova ka vetëm 1400 klube që çdo ditë janë me dilemën a të shuhemi sot apo nesër;
Sepse Kosova ka vetëm 40 federata që krahasuar me vendet tjera është numër shumë i vogël; kështu shkroi mes të tjera Shasivar Haxhijaj, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat