Afrim Latifi: Shkalla 10 Dan nuk të bën kampion bote

Sporti

Afrim Latifi: Shkalla 10 Dan nuk të bën kampion bote

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2019 Në ora: 18:22
Afrim Latifi

Kampioni absolut i Evropës në vitin 2003 në karate me fanellën e Shqipërisë, prishtinasi Afrim Latifi, shprehet se Kosova ka talent dhe rini për këtë sport, por duhet punë. Ish karateisti shprehet kritikë për ata trajner që vetëm mbjellin urrejtje dhe i mësojnë nxënësit ta quajnë veten kampion bote pa u bërë asnjë herë në jetën e tyre! Ai tha se shkalla 10 Dan nuk të bën kampion bote. Po ashtu Latifit i ka mbetur hatri fortë edhe në Federatën e Karatesë Shqiptare dhe nga ky institucion kërkon që t’i kërkojë falje publike, sipas tij për gabimin e bërë! Ka fjalë të mëdha edhe për kampionin e Evropës në vitin 2005, Fehmi Mahallën. 

Image

Fehmi Mahalla dhe Afrim Latifi

“Bota sot”: Kampion absolut i Evropës në vitin 2003 me fanellën e Shqipërisë, por si e sheh sot karatenë e Kosovës dhe të Shqipërisë, a ka rritje të cilësisë? 

Afrim Latifi: Nga këndvështrimi si kampion absolut i Evropës, karatenë kosovare e shoh me shumë perspektivë, rinia jonë gjithmonë ka dëshmuar se ka talent dhe vullnet të madh për këtë sport. Rritja e cilësisë është më e ngadalshme se sa do duhej të ishte në krahasim me shtetet tjera por shoh se punohet me intensitet të madh nga disa trajner, por kjo ka të bëj më shumë me cilësinë e trajnerit. Këtu është arsyeja se nuk është investuar mjaft në trajnimin e trajnerëve. Ndërsa karatenë shqiptare nuk e  kam përcjellë aq shumë kohëve të fundit përveç se nga mediat, mendoj që aty ka një ngelje të madhe në rritjen e cilësisë.

“Bota sot”: Kosova ka një numër të karateistëve e karateisteve që mund të arrijnë shumë. A shpresoni se ndonjëri ka potencial të jetë në Lojërat Olimpike – Tokio 2020’? 

Afrim Latifi: Lojërat olimpike 2020? - Shpresa vdes e fundit edhe pse karateja nuk do të jete në familjen olimpike pas Tokio 2020 kjo mbetet ëndërr e çdo sportisti, shpresojmë që karateja të kthehet prapë në familjen olimpike. Potencial ka për në lojërat olimpike që disa garues veç e kanë dëshmuar veten dhe ju uroj sukses, por nuk mjafton vetëm të kesh potencial vetëm sa për pjesëmarrje, një kampion duhet të ketë më shumë se potencial. Ju kam thënë të gjithëve këtyre që janë duke fituar medalje (emrat s’kanë rëndësi), gjatë kohës kur stërviteshin te unë 2010-2013, se do të vij koha kur do të fitoni kundër shumë kampionëve, do të silleni në vendet e treta e të dyta por dallimi nga vendi i parë dhe i dyti është shumë i madh, jo vizualisht por taktikisht dhe psikikisht, saqë do ju nevojitet shumë më shumë punë se sa keni bërë deri tani që ta bëni këtë ndryshim. Nëse e kam thënë pra atëherë këtë gjë mendoj se këta me potencial i kemi mu në këtë gjendje. Nga zemra ju dëshiroj suksese.

Image

“Bota sot”: Çfarë duhet bërë apo ndryshuar që të rritet niveli i karatesë, të kemi kampion sikur ishit ju dhe Fehmi Mahalla me fanellën Zvicrës në vitin 2005? 

Afrim Latifi: Së pari do dëshiroja ta përshëndes shokun, vëllaun, mikun tim të pandashëm Kampionin Fehmi Mahallën. Ai me të vërtetë ishte kampion Evrope për Zvicrën por është një patriot i madh i cili edhe ka dhënë kontribut të madh për karatenë kosovare, jo si disa sportist që mbledhin mirënjohje e s’kanë bë gjë për sportin shqiptar. Unë dhe Fehmiu jemi të te njëjtit  mendim se duhet të bëhet një shkollim i trajnerëve, se çka duhet të ushtrohet me garues qysh në fillim, këtë gjë e kemi thënë edhe para 10 viteve. Nuk mundemi ne si mjeshtër apo çdo mjeshtër tjetër të shpjegojmë teknikat bazike të luftës dhe me ditë të tëra assesi nuk kalojmë të flasim për taktikë, pastaj si trajner duhet të merresh me taktiken individuale të garuesit tënd dhe garuesve kundërshtar etj. Çdo herë sa bëhemi gati të shpjegojmë diçka ne hasemi në problemet bazike dhe nuk ecim dot para. Mendimi ynë është ky, por jam i sigurt që do dal ndonjë i “mençur” e te thotë të kundërtën. 

“Bota sot”:  A e mendoni që një ditë do t’i përvisheni zejes së trajnerit në Kosovë ose në Shqipëri? 
Afrim Latifi:
Never say Never - Këtë nuk e shoh të mundur së paku jo për 10 vitet e ardhshme, ngase edhe unë edhe Fehmiu jetojmë larg Kosovës. Bashkëpunimet e ndryshme janë të mundura .

Image

“Bota sot”: Cili është mesazhi juaj për karateistët Kosovë-Shqipëri?

Afrim Latifi: Mesazhi im për karatenë kosovare është që të punojnë më shumë në gabimet e tyre, nëse ti e humb një luftë kthehesh me buzëqeshje në Kosovë pa pike turpi që harxhon leket e shtetit nuk e di pse shkon në gara. Nëse t’i prapë vazhdon me të njëjtat gabime dhe humb përsëri t’i si garues - atëherë diçka nuk është në rregull me ty dhe po të isha unë selektor ti nuk do të garoje më jashtë Kosovës e në veçanti nëse nuk ke respekt ndaj selektorit dhe trajnerëve të kombëtares. Mos disiplina dhe mos respekti është i patolerueshëm. Ekziston një xhelozi në karate që nga themelimi i saj dhe ajo ekziston edhe tani. Përcillet nga trajner në garues. Kemi disa trajner që merren vetëm me garues, kanë konkurrencë vetëm disa klube, kemi trajner që merren vetëm me referime, kemi trajner që merren vetëm me dekorime e diploma DAN se kush ka shkallën më të madhe e kanë bërë lloj lloj falsifikimi apo ndërrimesh të stileve vetëm që ta këtë një shkalle Dan më të madhe se kolegu, andaj ju them që s’keni dobi nga këto Dan se ti kur s’di të demonstrosh s’të duhet gjë as 8 DAN apo më shumë. Kështu vetëm mbjellni  urrejtje dhe mësoni nxënësit e juaj të bëjnë falsifikime e ta quajnë veten kampion bote. Mesazhi për Federatën Shqiptare,- s’di si t’ ja filloj, do të ishte i gjatë. Kemi shumë kujtime të pandashme e emocione të paharruara. Bëmë të pamundurën të mundur të artë. Federatës shqiptare i them të mos bëj nominime koti për dekorata që të shpërblehen ata që nuk përfaqësuan asnjëherë Shqipërinë. Unë përfaqësova Shqipërinë se jam shqiptar.

Image

Nuk e xhelozoj askënd por kur ju dekoroni një mashtrues gjoja se ka bërë çmos për karatenë shqiptare aty ndihem i ofenduar dhe me prek në shpirt kur një gabim i tillë vije nga shokët e mi, që ishin në Federatë. Mendoj se Federata Shqiptare duhet të me kërkoj falje publike. Sidoqoftë jeta mirë po vazhdon. Elhamdulilah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat