Hani i Elezit bëhet me stadium të ri - Bota Sot
Hani i Elezit bëhet me stadium të ri

Sporti

Hani i Elezit bëhet me stadium të ri

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:36
Kujtim Gashi

Komuna e Hanit të Elezit është bërë me stadium të ri të futbollit, pasi ai që ishte ndërtuar më parë është dëmtuar.

Kjo u bë e mundur falë investimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit të mbajtur sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i kënaqur që kanë përfunduar në një afat rekord projektin e stadiumit në këtë komunë.

Ai tha se projekte të tilla, MKRS po realizon pothuajse çdo javë, gjë që bën që 2019-ta të jetë vit i infrastrukturës sportive.

Ndërtimi i më shumë se 20 stadiumeve që po ndërtohen gjithandej vendit, Gashi tha se e bënë Kosovën konkurrente të dinjitetshme edhe me shtetet tjera.

Gashi: Kemi më shumë se 20 stadiume që po ndërtojmë gjithandej Kosovës

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, duke e pasur parasysh se është një komunë e vogël, me një numër të vogël të banorëve dhe kjo natyrisht është me një rëndësi të veçantë për faktin se ne tashmë investimet në infrastrukturën sportive i kemi edhe në komunat e vogla, edhe në ato komuna ku numri i sportistëve dhe sportdashësve është i vogël. Por, është interes i yni që ta rrisim numrin, ta masivizojmë sportin në gjithë Republikën e Kosovës. 3:55 Ne siç e dini e kemi nisur një projekt për 12 fusha, për 12 ekipe që janë në superligën e Kosovës. Nuk e kam besuar që kaq shpejt e kalojmë këtë numër dhe e shumëfishojmë. Kemi më shumë se 20 stadiume që po ndërtojmë gjithandej Kosovës dhe jam shumë i kënaqur”, u shpreh ai.

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, tha se është nder dhe kënaqësi që komuna që ai e drejton, të bëhet sërish me stadium, pasi ai që ishte ndërtuar më parë është dëmtuar.

Suma shprehi falënderime për dy donatorët e stadiumit, Ministrinë e Kulturës dhe Sportit si dhe për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Suma: Hanit të Elezit i ka munguar një stadium

“Komunës së Hanit të Elezit i ka munguar një stadium. Siç dihet, pas luftës, një stadium është ndërtuar me ndihmën e KFOR-it, mirëpo për shkak të punimeve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kjo fushë është dëmtuar dhe tani me ndihmën e të gjithëve, donatorëve që përmenda, është ndërtuar ky stadium që do t’i shërbejë jo vetëm klubit ‘Sharri’, por të gjithë të rinjve, të cilët merren me këtë sport. Unë i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, në veçanti MKRS-në dhe Federatën e Futbolli të Kosovës”, u shpreh Suma.

Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e vlerësoi shuëm të rëndësishëm përfundimin e këtij projekti në një qytet strategjik sikurse që është komuna e Hanit të Elezit.

Ademi: Ky stadium do të nxjerrë shumë futbollistë

“Besoj që ky teren, do të nxitë klubin ‘Sharri’ e sportistë të tjerë të kësaj treve e të rrethinës, që në këto kushte kaq të mira, të mund të nxirren futbollistë dhe aktivitet sa më të madh sportiv. Federata e Futbollit, gjithmonë do të jetë e gatshme aty ku është MKRS është me iniciativë”, tha Ademi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...