Denisa Shabani, e artë në Kupën Botërore

Sporti

Denisa Shabani, e artë në Kupën Botërore

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:58
Denisa Shabani, e artë në Kupën Botërore

Reprezentuesja e Kosovës, Denisa Shabani, anëtare e KK Kastriotit të Ferizajt, ka arritur sukses të madh në Umag të Kroacisë.  Trajneri i Kastriotit Raif Musa dhe kryetari i këtij klubit, Halil Mahalla, janë të lumtur për këtë sukses në Kupën e Botës për të rinjtë dhe të reja.

Federata e Karatesë së Kosovës konfirmon edhe sukseset e garuesve. 

“U fituan 4 medalje prej tyre një e artë dhe tri të bronzta. 

Denisa Shabani fiton medaljen e artë në Kupën Botërore për të rinj në kategorinë U12 mbi 40 kg. 

Po ashtu medalje të bronztë fitoi Gent Peci U12 kumite deri 35 kg, si dhe Diana Kajtazi U12 kumite deri 40 kg vendi i tretë, kurse Hana Shamolli e pesta në kategorinë U12 deri 35 kg, po ashtu i pesti u rendit Reald Emerllahu U12 kategoria mbi 45 kg.

Si dhe Albrim Samahodaj i bronztë në kategorinë U21 kategoria mbi 84 kg. 
Po ashtu në ditë e parë u akredituan nga Federata Boterore e Karatesë edhe 16 trajnerë te klubeve kosovare. Përfaqësuesja e Kosovës po merr pjesë me 86 garues në ketë garë për grpmosha të reja dhe U21. 
Po ashtu drejtësinë janë duke ndarë edhe dy gjyqtarë nga Kosova”, bëhet e ditur nga Federata e Karatesë së Kosovës. 
Trajneri Musa shprehet krenarë me vajzën e artë. “Sy shqiponja e Kastriotit Denisa Shabani, ka fituar medaljen e artë në Kupën Botërore për fëmijë në kategorinë U12 kumite”, tha Musa.

Mbi të gjitha,  Denisa mahniti me formën e saj! Ajo në çdo luftë ka treguar teknikë të përsosur, duke zotëruar ndaj rivaleve dhe në anën tjetër ka fascinuar edhe njohësit e këtij sporti.

“Shqiponja e Kastriotit, Denisa Shabani e artë, kurse Hana Shamolli e pesta në kategorinë U12 -35 kg.
Garueset tona shpërfaqen bindshëm vendosmërinë dhe shkathtësinë e rrallë që kultivohet vetëm në çerdhen e kampionëve me traditë 40 -vjeçare të sukseseve në karate”, shkruan në faqen e KK Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat