Denisa: Një ëndërr e shumëpritur në Kroaci

Sporti

Denisa: Një ëndërr e shumëpritur në Kroaci

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:13
Denisa Shabani dhe Halil Mahalla

Karateistja e talentuar e KK Kastriotit nga Ferizaj, Denisa Shabani dhe anëtare e kombëtares së Kosovës, shprehet krenare që ka fituar medaljen e artë në Kupën Botërore për të rinjtë e të reja, që po mbahet në Umag të Kroacisë. 

“Medalja e Artë e Kupës Botërore, një ëndërr e shumëpritur të cilën arrita të realizoj në Umag të Kroacisë.

Së pari falënderoj Zotin dhe Familjen time që më përkrahin dhe më qëndrojnë gjithmonë afër.

Po ashtu falënderoj edhe trajnerët e mi për mbështetjen dhe punën e tyre të palodhshme .

Pastaj në veçanti dua ta falënderoj axhën Ylli Shamolli me familjen e tij për përkrahjen e tij të parezervë, i cili mundësoj udhëtimin tim për në Kroaci”, shkruan Denisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat