Ippon mburret me Albrimin

Sporti

Ippon mburret me Albrimin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:25
Ippon mburret me Albrimin

Garuesi i klubit Ippon Prishtinë fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore për të rinj në Umag te Kroacisë, në kategorinë U21 (seniorë te rinj) +84 kg.
"Deri te medalja Albrimi arriti pasi mposhti garuesit nga Bosnja, Kroacia dhe Ukraina dhe u mposht nga garuesi i Sllovenisë.

Kjo medalje është një rezultat shumë i madh per Albrimin, kur dihet konkurenca në këtë garë.

Albrim Samahodaj gjithashtu është kampion i Kosovës U21 +84kg dhe nënkampiom i Kosoves, seniorë +84 kg. Gjithashtu ishte fitues i dy luftërave në Kampionatin Evropian të mbajtur në Alborg të Danimarkës.

Sfida e radhës për Albrimin mbetet kampionati botëror për U21 qe do të zhvillohet në fund te vitit në Kili", thuhet nga Ippon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat