Kosova në Universiadën Botërore Verore

Sporti

Kosova në Universiadën Botërore Verore

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:58
Kosova në Universiadën Botërore Verore

Federata e Sportit Universitar të Kosovës, nga data 7-14 korrik do të marrë pjesë në Universiadën Botërore Verore që nga 3-14 Korrik po mbahet në Napoli të Italisë. 

Kosova do të marrë pjesë me garuesit e saj për herë të parë që prej pranimit në FISU më 2017.

Megjithë vështirësitë për shkak të buxhetit të limituar, FSUNK do të përfaqësohet në këtë garë të nivelit botëror me katër pjesëmarrës, dy anëtarë delegacioni, Presidenti Musa Selimi dhe zv. presidenti Abedin Bahtiri, si dhe me dy atletë: Astrit Kryeziu (800 m) dhe Rita Hajdini (400 m dhe 800 m).

Nga sportistët tanë pritet që do të kenë paraqitje të mirë, me synimin për të shënuar rezultatet personale më të mira.

Federata i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke përfshirë pajisjen me viza dhe detajet e udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat