Medalje e argjendtë me shkëlqim ari për Shaqirin

Sporti

Medalje e argjendtë me shkëlqim ari për Shaqirin

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:31
Medalje e argjendtë me shkëlqim ari për Shaqirin

Nedim Shaqiri (U14, -40kg) ka shënuar sukses të madh në kupën e botës në karate për të rinj në Umag të Kroacisë, i cili u zhvillua nga 4-7 korrik të këtij viti.

Djaloshi simpatik i KK Rinia nga Mateçi i komunës së Likovës fitoi medaljen e argjendtë, duke humbur në finale nga Daniel Simonenko i Ukrainës.

Ndërsa, deri në finale, ai kishte shënuar katër fitore fantastike, duke mos iu dhënë asnjë mundësi kundërshtarëve të tij.

Meritat pēr këtë arritje të madhe ka edhe trajneri i tij i palodhur, Seful Osmani, i cili po dëshmohet si një strateg i madh për sjelljen e medaljeve.

KK Rinia pas këtij suksesi meriton pritje dhe përkrahje maksimale nga komuna e Likovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat