Çmimi i shtrenjtë i biletave, Feronikeli sqaron gjithçka

Sporti

Çmimi i shtrenjtë i biletave, Feronikeli sqaron gjithçka

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:38
Foto

Feronikeli ka dalë me një sqarim të detajuar prapë ankesave për çmimet e shtrenjta të biletave për miqësoren e madhe me Milanin, e cila do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Klubi nga Drenasi e ka cekur se nuk është përgjegjëse për çmimet e biletave, por është ‘arsyetuar’ me faktin se Milan është shtatë herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe jo një klub amator.

Dje edhe zyrtarisht filloi shitja e biletave për ndeshjen e madhe të 10 gushtit, derisa ato variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro.

Tifozët janë ankuar kudo që e kanë pasur mundësinë për çmimet e biletave, çka ka detyruar kampionin e Superligës së Kosovës të dalë me një sqarim të detajuar.

“Kemi marrë disa mesazhe se çmimi i biletave është i lartë e poashtu ka pasur edhe disa reagime që na shtynë drejt këtij sqarimi, por ne si klub, për fat të keq nuk mund të bëjme asgjë në këtë drejtim”, shkruhet në njoftimin e Feronikelit.

“Kompania organizuese e këtij eventi të madh futbollistik, AS Events, ka të drejtën ekskluzive të shitjes së biletave dhe si e tillë, çmimet dhe vendosjen e tyre në bazë të ulësve e cakton vetëm ajo”.

“Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një skuadër amatore, por me shtatë herë fituesin e UEFA Champions League. Është ndeshje historike për Kosovën dhe që asnjëherë më parë nuk ka zbarkuar skuadër më e madhe se Milan në “Fadil Vokrri”, sidomos për takime miqësore”.

“Prandaj, organizimi i kësaj super miqsoreje kërkon angazhim të jashtëzakonshëm dhe i është besuar kompanisë së lartëpërmendur. Ne si klub mund të kërkojmë vetëm mirëkuptim nga ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për të parë ndeshjen nga afër”, përfundoi njoftimi i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat