Shala mbush bateritë për Kampionatin Botëror

Sporti

Shala mbush bateritë për Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:06
Shala mbush bateritë për Kampionatin Botëror

Sportet luftarake pretendojnë të arrijnë rezultate sa më të mira në rrafshin ndërkombëtar, synim të cilin e kanë edhe mundësit e kombëtares së Kosovës. Edon Shala, mundësi më i mirë në vendin tonë, anëtar i KM Prizrenit dhe i kombëtares së Kosovës, i ka objektivat e qarta deri në fund të vitit.

Mundësi prizrenas mbush bateritë për Kampionatin Botëror. Ai po përgatitet me ritëm të shtuar që të jetë gati për secilën garë që do të mbahet në muajit e ardhshëm. Shala garon në kategorinë 97 kg, i cili para disa muajve ka pasur një lëndim por që e ka hequr qafesh me sukses.  

“Tash jam kthye. Në turneun ‘Muhamet Malo’ në Shqipëri u ktheva në vendin e parë. Provat e para i kam kaluar me sukses”, tha fillimisht Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se do të përgatiteni sa më mirë për garat e shtatorit? “Shpresoj se po, për shtator do të jem gati për garat e ardhshme, që janë më shumë rëndësi edhe për kualifikimet ‘Tokyo 2020’”, tha mundësi prizrenas.

Mundësi i kombëtares tonë tha se është atmosferë e mirë në stërvitje, punon me vetëmohim të pashoq që të përgatitet maksimalisht: “Stërvitem në palestrën e mundjes ‘Selajdin Berisha’ në Prizren. Po ashtu në kampet e mundjes në Shqipëri dhe në Bullgari. E Imja është që të përgatitem sa më mirë”.  

Shala flet për synimet, por sipas tij garat më e fortë është që do të zhvillohet në shtator. “Synimi im është përgatitja sa më e mirë për Botërorin e ardhshëm i cili mbahet në Astana të Kazakistanit ne shtator të këtij viti!”, thotë ai. “Kampionati Botëror është gara më e fortë e vitit. Besoj se do të jam i gatshëm për këtë ngjarje të madhe”, nënvizoi Shala.

Si shumë sporte tjera që po ballafaqohet me mungesë të kushteve po ashtu edhe të financave, po ashtu edhe mundja, sporti me traditë ka telashe të kësaj natyre.  Çfarë i duhet më shumë juve si mundës për të arritur më të mirën apo çfarë iu mungon? “Ajo çfarë u mungon shumicës se sporteve në Kosovë, mbështetja financiare. Është e pamundur që të arrihen rezultate të larta pa ndihma dhe mbështetje”, përfundoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat