Lukaku i shtrenjtë, Inter kthehet kah ylli i Bundesligas - Bota Sot
Lukaku i shtrenjtë, Inter kthehet kah ylli i Bundesligas

Sporti

Lukaku i shtrenjtë, Inter kthehet kah ylli i Bundesligas

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:17
Foto

Çështja e transferimit të Romelu Lukaku tek skuadra e Inter është kthyer në një telenovelë.

Drejtori sportiv i Inter, Beppe Marotta është shprehur optimist për transferimin e yllit belg, mirëpo kërkesat e skuadrës së Manchester United janë shumë të larta.

Lojtari nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen miqësore të fituar sot,dhe për këtë arsyetimi i Solskjaer ishte ‘lëndimi i lojtarit’, duke refuzuar kështu se ka të bëjë me Inter.

Pas këtyre vonesave, Inter raportohet se është interesuar për shërbimet e yllit të Frankfurt, Ante Rebic.

Rebic mund të sigurohet nga Inter për 40 milionë euro, që është gjysma e shumës së kërkuar nga United për Lukaku.

Reprezentuesi kroat është 25 vjeçar dhe më parë ka luajtur në Serie A me skuadrën e Veronas dhe Fiorentinas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...