De Ligt, zbulohen etapat e zbarkimit dhe prezantimit

Sporti

De Ligt, zbulohen etapat e zbarkimit dhe prezantimit

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:58
Foto

Sipas “Sky Sport”, të martën në mbrëmje vonë zbarkimi në Torino, të mërkurën në mëngjes vizitat mjekësore dhe firma mbi kontratë, ndërsa të enjten pritet konferenca për shtyp përpara gazetarëve. Duhet të jenë këto etapat që do të ndjekë De Ligt te Juventusi. 

Mbrojtësi holandez, që ka akord me Juventusin prej më shumë se një javë për gati 14 mln euro në sezon, përfshirë këtu edhe bonuset, për pesë vitet e ardhshme, priste që të dy klubet të arrinin akordin burokratik dhe ligjor. Në fakt, Ajaksi priste garancitë bankare, që edhe kanë ardhur. Kështu, sipas Gianluca di Marzio, 75 mln euro në total, përfshirë edhe bonuset, nëse arrihen. Juventusi pritet të paguajë me këste rreth 60 mln euro dhe pjesën tjetër nëse arrihen objektiva të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat