Uest Hemi siguron bomberin francez nga Bundesliga

Sporti

Uest Hemi siguron bomberin francez nga Bundesliga

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:17
Uest Hemi

Uest Hem ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez, Sebastian Haller. Lojtari vjen si një përforcim nga klubi i Aintrahtit të Frankfurtiti, ndërsa do t’i kushtojë arkave të anglezëve 42.5 milionë paund. Në këtë mënyrë, Haller kthehet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Uest Hemit, duke lënë pas në këtë renditje Felipe Anderson. Sakaq, futbollisti do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Uest Hemin, . Në sezonin e kaluar, 25-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Frankfurtit, teksa sulmuesi ia doli të shënonte 20 gola në 41 paraqitje mes Bundesligës dhe Ligës së Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat