Me transferimin e Neymar, Man Utd do të kishte një formacion të frikshëm për rivalët

Sporti

Me transferimin e Neymar, Man Utd do të kishte një formacion të frikshëm për rivalët

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:23
Foto

Paul Pogba më në fund duket se ka vendosur të qëndrojë te Manchester United, por Ole Gunnar Solskajer mund të vendos ta shes atë, si një nga vendimet e tij më të mira këtë verë.Me shitjen e Pogbas, ‘Djajtë e Kuq’ do të hynin në treg për të sjellë disa lojtarë, e tre prej tyre mund të vijnë nga Juventus.

Douglas Costa, Blaise Matuidi dhe Joao Cancelo, janë lojtarët e Juventusit që po pëlqehen nga Manchester United.

‘The Sun Sport’ ka parashikuar se si mund të duket formacioni i Manchester United në sezonin e ri, përcjell lajmi.net.

Në këtë formacion është përfshirë edhe Neymar, që po ashtu po kërkohet nga ‘Djajtë e Kuq’.

Me Neymarin në skuadër dhe me transferimet e mundshme nga Juventus, Manchester United mund të kthehet si konkurrent i denjë për titull në Premierligë në sezonin 2019/2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat