Reagon edhe kampioni botëror i karatesë për dorëheqjen e Haradinajt

Sporti

Reagon edhe kampioni botëror i karatesë për dorëheqjen e Haradinajt

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:00
Enver Idrizi dhe Ramush Haradinaj

Reagime të shumta ka pasur pas lajmit të papritur të dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, nga personalitete të ndryshme, e njëra ndër to është edhe reagimi i kampioni botëror absolut i karatesë Enver Idrizi, i cili ka dal me një reagim në rrjetin e tij social facebook, i cili është i bindur në pafajsinë e Haradinajt dhe që do të jetë me të të në çdo sfidë, transmeton Bota sot.

“Lufta e guximi yt, është dëshmuar në çdo kohë, prandaj jam i bindur që edhe këtë sfidë do ta kalosh me sukses dhe jam i bindur që veprim yt do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës. Ramush ti ke fituar do sfidë andaj me veprim tënd të fundit ke treguar se shtetit është mbi të gjitha e jo karriera politike. Çdo herë me Ty, në çdo sfidë do me kesh aty ku është e nevojshme.”

Ndryshe Ramush Haradinaj pak ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat