Akuza nga Kina për Man City – Skuadra angleze cilësohet si jo respektuese

Sporti

Akuza nga Kina për Man City – Skuadra angleze cilësohet si jo respektuese

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:43
Man City

Skuadra e Manchester Cit duket se nuk ka kaluar aq mirë në turneun e mbajtur në Azi.

Kinezët kanë akuzuar skuadrën kampione të Premierligës duke thënë se janë jo respektues dhe arrogantë, pas paraqitjeve jo të mira të tyre.

Agjencia kineze e lajmeve, ‘Xinhua’ ka thënë se turneu ishte obligim komercial dhe asgjë më shumë për skuadrat e mëdha.

“Për kampionët e Premierligës, paraqitja e tyre në Kinë ishte asgjë më shumë sesa paraqitje komerciale. Atyre u mungonte entuziazmi dhe luanin për para dhe jo për të fituar zemrat e tifozëve” thuhet në akuzat drejt City.

Skuadra e Manchester City, ndeshjet e saj në Azi i ka luajtur në Shanghai dhe Nanjing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat