Ivan Rakitic ka një lajm të rëndësishëm për Barcelonën dhe PSG

Sporti

Ivan Rakitic ka një lajm të rëndësishëm për Barcelonën dhe PSG

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 18:28
Foto

Skuadra e Paris Saint Germain ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm lidhur me yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Mesfushori kroat që luan me Barcelonën, Rakitic, ka qenë lidhur ngushtë kohëve të fundit me një kalim të mundshëm tek PSG, si pjesë e ofertës që do të dërgonte Neymar në ‘Camp Nou’.

Së fundmi, mesfushori kroat duket se ka vendosur që të bëjë të qartë idenë e tij për të ardhmen, dhe ajo duket se nuk korrespondon me idetë e PSG.

“Unë kam biseduar me skuadrën, trajnerin dhe ne kemi ndarë të njëjtat pikëpamje. Ideja është që të vazhdojë me Barcën. Jam i hapur, por ideja është që të vazhdojë këtu dhe ta shijojë, sepse kam akoma vite të mbetura në kontratë” citohet Rakitic nga ‘Leparisien’.

Në moshën 31 vjeçare, Rakitic mbetet një nga pjesët kryesore të Barcelonës. Ardhja e De Jong duket se nuk e ka shqetësuar aspak kroatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat