Milan afër marrëveshjes me Correa, kjo është shifra që do të paguhet

Sporti

Milan afër marrëveshjes me Correa, kjo është shifra që do të paguhet

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:02
Foto

Skuadra e Milan është afër një transferimi tjetër në këtë merkato.

‘Rosoneri’ janë afër që të mbyllin marrëveshjen me yllin e Atletico Madrid, Angel Correa, raporton ‘Sky Italia’.

Skuadra italiane pritet të paguajë rreth 50 milionë euro për lojtarin, plus 7 milionë euro bonuse.

Shuma që ishte kërkuar nga Atletico ishte 55 milionë, dhe gjatë javës së kaluar thuhej se Milan ka ofruar 45 milionë.

Tashmë, skuadra nga ‘San Siro’ është pajtuar që të rris ofertën, duke e quar atë në 50 milionë plus bonuse.

Sezonin e kaluar, Correa ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar pesë asistime në 49 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat