Braktis Kosovën për këtë kombëtare! Prindit i dhemb shumë, përmendet edhe Fehmi Mahalla

Sporti

Braktis Kosovën për këtë kombëtare! Prindit i dhemb shumë, përmendet edhe Fehmi Mahalla

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:17
Orges Arifi me tuttë sportive zi kaltër

Ndër karateistët më mirë të Kosovës, Orges Arifi, edhe përfundimisht vendos që t’i mbrojë ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë. Ai e braktisi Kosovën, por i bashkohet shtetit amë dhe ka synime të mëdha.

Image

“Zyrtarisht kam marrë njoftimin pas kërkesës time që të përfaqësoj Shqipërinë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Një sfidë e re për të mbrojtur përsëri ngjyrat e flamurit kuq e zi”, shkruan Arifi.
Federata Shqiptare e Karatesë, është e lumtur që në mesin e saj ka një garues cilësor.

"Është kënaqësi të kesh një sportist të talentuar pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë si Orges Arifi. Përfitojmë nga rasti për ta falënderuar për zgjedhjen e tij, e sigurojmë që do të ketë mbështetje e duhur nga FShK për të arritur objektivat, si dhe i urojmë suksese në të gjitha garat e ardhshme ndërkombëtare", thuhet nga Federata Shqiptare e Karatesë.

Ndërkaq, ish kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, ndryshe prind i Orgesit, i dhemb shumë që djali i tij u largua nga Kosova.

“Me dhembë shumë qe u detyrua të lëshoj Kosovën por e kam lehtësim që shkon për Shqipërinë te cilën besoj do ta nderon ashtu si më parë. Dikush duhet ta marr fajin në FKK sepse 4 sportistë elitar të karatesë kanë humbur shansin historik që të jenë afër Tokios 2000.

Ne mesin e tyre është edhe Orgesi. Janë 4 aktivitete kualifikuese për norme që nuk u dërguan këta sportistë, arsyetohet aktiviteti në Serbi që nuk na lejuan por aktivitetet e tjera nuk arsyetohen”, thotë Fadil Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”. më tutje Arifi pyet sepse asnjëherë nuk u diskutua edhe dorëheqja e Fehmi Mahallës nga pozita e selektorit. “Me dorëheqjen e Fehmi Mahallës është prit që kjo do të ndodhë.

Asnjëherë nuk është diskutuar se pse ai ka dhënë dorëheqje... Natyrisht që s’ka mund me marr urdhra nga trajnerët e dobët të FKK-së”, thotë Arifi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat