Zbulohen medaljet e Olimpiadës ‘Tokyo 2020’

Sporti

Zbulohen medaljet e Olimpiadës ‘Tokyo 2020’

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Janë zbuluar medaljet e arta, argjendta dhe bronzta që do të dhurohen në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokyo vitin e ardhshëm.Organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokyo të Japonisë, zbuluan për publikun medaljet që do t’u ndahen sportistëve, saktësisht një vit para fillimit të ktyre Lojërave Olimpike, transmeton InsportiTë mërkurën, në Tokyo u zbuluan medaljet olimpike, në Olimpiadën që do të fillojë më 24 korrik të vitit të ardhshëm.

Olimpiada e Tokyos do të mbahet në datat 24 korrik – gusht të 2020-ës.Tifozët, sponsorët dhe politikanët festuan këtë ditë në kryeqytetin japonez, duke shfaqur edhe pankartat dhe orët që tregonin se kanë mbetur edhe 365 ditë deri në fillim të ceremonisë hapëse, më 24 korrik 2020.Tokyo do të shpenzojë rreth 20 miliardë dollarë për të përgatitur qytetin që të organizojë Lojërat Olimpike.Qendra kryesore e këtyre Lojërave Olimpike, Stadiumi Nacional që do të kushtojë 1.25 miliard dollarë, do të hapet në fund të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat