KK Kastrioti që udhëhiqet nga Mahallët, aty ku vlojnë të rinjtë e të rejat!

Sporti

KK Kastrioti që udhëhiqet nga Mahallët, aty ku vlojnë të rinjtë e të rejat!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:04
KK Kastrioti, aty ku vlojnë të rinjtë e të rejat!

Kosova vlon nga numri i madh i karateisteve dhe karateistëve të rinj. 
Në qytetet e qyteza të ndryshme, që besa edhe në fshatrat e mëdha kemi klube të karatesë që garojnë me sukses në garat e ndryshme të Republikës së Kosovës. 

Ajo që bie në sy pa dyshim është një fotografi që ka kohë që është postuar në faqen e klubi të Kastriotit të Ferizajt, ku shihen një numër i madh i vogëlushëve të talentuar që me aq dashuri i presin garat.

Aty shihen në foto edhe vëllezërit Mahalla, Halili kryetar i klubit dhe Ganiu - trajner, si dhe karateistja Kaltrinë Bytyqi e veshur me jakne të zezë.   

Kjo fotografi është bërë para një kohe, por është fakt interesant se sa shumë të rinj e të reja merren me karate, që pas futbollit ka numrin më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat