Serbët të turpëruar: Kosova mori pjesë, ne jo!

Sporti

Serbët të turpëruar: Kosova mori pjesë, ne jo!

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:44
Serbët të turpëruar: Kosova mori pjesë, ne jo!

Serbët ndihen të turpëruar me faktin se ata nuk morën pjesë në Universiadën Verore në Napoli të Italisë, e në ndërkohë Kosova, të cilën nuk e njohin si shtet, ishte pjesëmarrëse në këtë garë studentësh
“Turp. Serbia nuk ishte në Universiadë. Kosova ishte aty, po ku jemi ne?

Kjo nuk kishte ndodhur edhe në sanksionet më të mëdha që i kishim”, ka shkruar mediumi serb “espreso.rs”.

“Edhe pse në Universiadën Verore të dy vjetëve më parë në Taipein Kinez, sportistët tanë i kishin fituar katër medalje të arta, këtë vit Serbia mbeti pa asnjë përfaqësues sepse Ministria e Rinisë dhe e Sportit nuk ia pagoi paratë Federatës së Sportit Universitar të Serbisë”, shkruan ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat