Shtëpia me 7 çati e sportistëve të Kosovës, kështu ishte shkatërruar nga pushtuesi serb

Sporti

Shtëpia me 7 çati e sportistëve të Kosovës, kështu ishte shkatërruar nga pushtuesi serb

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2019 Në ora: 10:43
Shtëpia me 7 çati e sportistëve Kosovës, kështu ishte shkatërruar nga pushtuesi serb

Shtëpia me shtatë çati u shkatërrua deri në themel në pranverën e vitit 1999 nga pushtuesi serb. 

Shtëpia e vëllezërve Mahalla në rrugën e Pleshinës në Ferizaj, sportistët të mirënjohur të karatesë, u bombardua nga regjimi kriminal serb.

Image

Shtëpia në vitin 1985, në vitin 1999 dhe pas luftës në periudhën 2002

Vëllezërit Mahalla ishin me fat që nuk u likuiduan dhe falë zhdërvjelltësisë së tyre, pasi që kishin një korridor që u shmangën dhe që nuk i ranë në gjurmë paramilitarët serb. 

Ata ishin halë në sy nga Serbia pushtuese, për shkak të veprimtarisë së tyre kombëtare po ashtu edhe që shtëpinë e tyre përveç që ishte salla e improvizuar e sporteve luftarake ka qenë edhe si shkollë.

Shtatë vëllezërit Mahalla, që të gjithë karateistë: Fahriu, Ganiu, Rexha, Hakiu, Syla, Nebiu e Halili.
Në foton e ilustruar shihet se si ka qenë shtëpia në vitin 1985, në vitin 1999 dhe pas luftës në periudhën 2002, ku e rindërtuan me forcat e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat