Edhe një sukses i Kosovës në Zagreb

Sporti

Edhe një sukses i Kosovës në Zagreb

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 18:04
Edhe një sukses i Kosovës në Zagreb

Edhe një medalje e bronztë nga kombëtarja e Kosovës në karate tani në konkurrencën individuale nga Kampionati Evropian për Universitete që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

"Vendi i tretë në Evropë u arrit nga Benjamin Shabani

Medalja u fituan në kategorinë deri në 75 kilogram ku në duelin e parë fitoi nga garuesi nga Turqia, pastaj atë nga Anglia, Gjermani dhe humbi nga finalisti i kësaj kategoria ai i Bosnjës dhe Hercegovinës, pastaj në garën për medalje te bronztë fitoi nga garuesi i Francës.

Kështu i solli edhe një medalje Kosovës nga Kampionati Evropian për Universitete, ku përfaqësuesja e Kosovës në Karate po merr pjesë me 5 garues, ku ditën e parë fitoi medaljen e bronztë edhe në ekipore.

Ky është edhe një rezultat shumë i mirë për Benajmin Shabanin pas medaljes së artë nga Kupa Botërore qe u mbajt në Umag te Kroacisë një muaj me pare (1-7 korrik 2019)", bëhet e ditur nga FKK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat