KFF Mitrovica fitorja e dytë në Champions League

Sporti

KFF Mitrovica fitorja e dytë në Champions League

Nga: F.B Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:50
Skuadra e Mitrovices

Vashat mitrovicase arrijnë edhe fitoren e dytë.

Në Champions League, sot mundën bullgaret e FC NSA Sofia me rezultat 0:2.

Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar sot edhe fitoren e dytë në ndeshjet e grupit, duke mundur skuadrën bullgare Sofia me rezultat 2:0, që mund të jetë vendimtar për të bërë hap të madh në Ligën e Kampionëve.

Si dihet vashat mitrovicase nën drejtimin e trajnerit Seid Onbashi të mërkurën shënuan fitore fitoi 2:1 ndaj Olimpia Clujit të Rumanisë, po në Nikshiq. Ishte kjo fitorja e parë e skuadrave kosovare në Ligën e Kampionëve për futbolliste, në pjesëmarrjen e katërt.

Fitorja ndaj skuadrës rumune Cluji që është vlerësuar favorit i grupit, I ka hap rrugën skuadrës Mitrovica për të realizuar ëndrrën e kualifikimit, aq më parë me fitoren e sotme, tash ka gjasat më të mëdha për të fituar grupin dhe kështu të kalojë në raundin nokaut, që do të ishte sukses i madh jo për mitrovicaset por edhe për gjithë Kosovën.

Para se të niste turneu i grupit të dytë të raundit kualifikues, kampiones kosovare KFF Mitrovica nuk i janë dhënë shumë gjasa për sukses. Por pas fitores ndaj Clujit të favorizuar, rrethanat kanë ndryshuar. Në favor Mitrovicës i ka shkuar edhe barazimi në ndeshjen tjetër ndërmjet Breznicas së Malit të Zi me NSA Sofia të Bullgarisë (4:4).

Sot KFF Mitrovica ka vazhduar serinë e paraqitjeve dinjitoze duke mundur 2;0 skuadrën NSA Sofian, në Nikshiq të Malit të Zi. Në ora 18:00 luhet ndeshja në mes të Clujit dhe Breznicas, në Budvë.

Mitrovica me këtë fitore ka rritur shumë gjasat për kalim tutje, ndërsa punën iu lehtëson edhe më shumë nëse eventualisht ndeshja tjetër përfundon baras, kjo do bënte që skuadra kosovare qysh sot do të siguronte kualifikimin historik. Në raundin nokaut presin skuadrat më të mëdha evropiane.

Golat për skuadrën kampione të vendit tonë u shënuan nga Ambra Gjergji në minutën 28-të dhe më këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërkohë për rezultatin përfundimitar dhe fitoren e dytë të mitrovicaseve u përkujdes Liridona Syla me gol të bukur në minutën 50-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat