Histori e shkurtër e rrënjëve të stilit Shito Ryu - Bota Sot
Histori e shkurtër e rrënjëve të stilit Shito Ryu

Sporti

Histori e shkurtër e rrënjëve të stilit Shito Ryu

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:11
Histori e shkurtër e rrënjëve të stilit Shito Ryu

Për të kuptuar evolucionin e stilit Shito Ryu, duhet ti hidhini një sy historisë së mjeshtërve të mëdhenj të Okinawa-së që kontribuuan të zhvillohet karateja. Procesverbali lidhur me evoluimin e Shito Ryu-së është, për fat të mirë shumë mirë i përcaktuar. Një nga mjeshtrit e parë në Okinawa ishte Satanuku “Tode” (Dora kineze) Sakugawa.

Tode Sakugawa (1733-1815)
Tode Sakugawa u lind në Shuri në 1733 dhe vdiq në 1815.  Në moshën e 17, Tode Sakugawa filloi trajnimin e tij në artet marciale te një murg me emrin Okinawa Peichin Takahara. Në moshën 23 vjeqe, Sakugawa ishte këshilluar nga Takahara të shkoj për tu trajnuar në stilin Kusanku, te një mjeshtër kinez në Kung Fu. Për gjashtë vitet e ardhshme, Sakugawa mësoi të gjitha ato që ai mundi.Sakugawa kishte zotëruar mësime të vlefshme nga boksi kinez edhe nga karateja prandaj u bë një mjeshtër i madh. Tode Sakugawa ishte një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e karatesë mbi ishujt Okinawa. Tode Sakugawa u akreditua me formimin disa katave të cilat janë duke u praktikuar ende sot. Përveç kësaj, Sakugawa gjithashtu krijoi Dojo Kun cila ka bërë një traditë me shumë stile, duke përfshirë edhe tonat. Kur Tode Sakugawa ishte 78 vjeç ai e la zëvendësim nxënësin e tij më të madh, Soke Matsumurarti. 
Soke Matsumura (1796-1893)
Soke Matsumura u lind më Okinawa në 1796 dhe jetoi deri në vitin 1893. Gjatë kësaj kohe, Matsumura kishte mësuar karatenë mirë dhe u bë shef ushtarak për mbretërinë në ishujt Ryukyu. Matsumura gjithashtu u shqua me formimin e degës Shuri Te. Kjo ishte hera e parë që dikush e kishte quajtur stilin e tyre nga diçka tjetër përveç emrit të tyre. Në mesin e shumë studentëve Matsumura mësoi Yasutsune Itosun që ishte një nga studentët më të dashur të tij!.

Yasutsune Itosu (1830-1915) ,
Ai ishte i quajtur edhe “Anko”, u lind në vitin 1830 në Shuri dhe vdiq në vitin 1915. Ai ushtronte “Itosus" Stili i Shuri Te cila ishte përdorur për të krijuar Shito Ryu në vitin 1930 nga Kenwa Mabuni. Itosu ishte një indivdiualist i madh, i njohur për forcën dhe fuqinë e tij. Ai ishte mjeshtëri i parë në Okinawa që filloj tua mësojë karatenë nxënësve edhe në sistemet e shkollave publike.  Një mjeshtër i cili edhe ai, ishte me ndikim në krijimin e Shito Ryu ishte Kanyro Higashionna (Higaonna). 
Kanyro Higashionna/Higaonna (1845-1915)
Higashionna u lind në Naha në vitin 1845 dhe vdiq në vitin 1915.
Formimi i Shito Ryu. Themeluesi i Shito Ryu ishte Kenwa Mabuni, (1889-1928). Kenwa Mabuni u lind më Okinawa në 1889 ai shkoi në Osaka në vitin 1928, për të mësuar Karate, dhe vdiq në vitin 1957.  Mabuni mori teknikat më të mira nga të dyja stilet SHURI TE dhe NAHA TE dhe krijoj stilin Shito Ryu në vitin 1930.  Kenwa Mabuni fillimisht e ka quajtur stilin e tij “Hanko RYU” do të thotë " Stil gjysmë i fortë “, por më vonë ndryshoi atë për të reflektuar respektin e thellë që ai ndjeu ndaj dy mjeshtrave të mëdhenj që ai i kishe mësues, ITOSU dhe HIGAONNA.  Pra stili Shito ryo ju referohet këtyre dy emrave të mëdhenj që lanë gjurmë në historinë e karatesë në Okinawa. Mjeshtër Mabuni ka zhvilluar një repertoar të gjerë në KATA duke u bazuar në mësimet e Shurit -te (Itosu) dhe Naha - te (Higaonna), duke përfshirë gjithashtu edhe KATA nga mësimet Gokenki.  Shito - Ryu është gjithashtu përfshinë teknika dhe paisje luftarake nga stilet tjera japoneze psh. Kobudo karateja moderne Shito - Ryu karakterizohet nga lëvizje të shpejta, lineare në KUMITE, dhe me qëndrime të përcaktuara të lëvizjeve në KATA. Mjeshtër Mabuni ka zhvilluar sistemin e tij rreth pesë parimet themelore të mbrojtjes të cilat ai i ka quajtur " Uke no Gogensoku”.

Këto përfshijnë:
Teni : Shmangia nga sulmi i kundërshtarit tuaj përmes lëvizjes së trupit tuaj.
Ryusui: Aftësia për të reaguar-lëvizur në drejtim me lëvizjen e kundërshtarit tuaj në një mënyrë i lejon vetes avantazh dhe kontroll ndaj çdo sulmi. Kushin: Kontrolli i një sulmi me lëvizjen e trupit duke u bazuar në gjunjët përkulur, duke e mbajtur shpinën drejt për të ruajtur ekuilibrin dhe forcën. Rakka: Për të bllokuar në mënyrë vendimtare sulmin e kundërshtarit, kur ai të sulmon fizikisht dhe psikologjikisht.

Hangeki: Për t'iu kundërvënë një kundërshtari me një goditje vendimtare, për të mbrojtur veten dhe ata që kanë nevojë mbrojtjen tuaj. Një tjetër element themelor për Shito - Ryu është “Tenshin Happo “ose tetë drejtime të lëvizjes në mbrojtjen nga kundërshtari. Tenshin Happo lejon një mbrojtës për t’ju shmangur një sulmi duke zhvendosur pozicionin e tij në tetë drejtime të ndryshme, për të fituar një avantazh strategjik për kundër sulm. Prandaj ShitoRyu konsiderohet një nga katër sistemet e mëdha të karatesë që ende praktikohen në Japoni, dhe në mbarë botën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...